VIDEO-SYRI TV/ Tirana e vjetër në tablotë e Adnand Dedës, piktori: Rebelohem për Tiranën me kulla

13:02, 07/08/2022
A+ Aa A-

Tirana e vjetër, shndërrimet në kohë e dhimbjen për humbjen e autentikes i sjellë përmes tablosh Adnand Deda. Piktori rebelohet për kryeqytetin e mbytur me kulla, ndërsa bërtet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Nga SYRI TV

Një udhëtim nëpër kohë, për të sjellë në vëmendje copëza rrugësh nga Tirana e vjetër, nostalgji për lagjet e dikurshme, lirizëm i thellë përmes pikturash plot ngjyra që ndalet te tradita, për të bërtitur përmes tablosh për mbrojtjen e autentikes, gjurmët e të cilës, po zbehen dita-ditës.

Kujtimet e fëmijërisë i lidh me Teatrin Kombëtar, ndërsa dhimbja për shembjen e tempullit më të rëndësishëm të kulturës në Shqipëri është ende e freskët për piktorin. Adnand Deda është i bindur se qeveria e re që do të vijë në krye të vendit do të ndërtojë teatrin atje ku ishte, siç ishte, ashtu si ka premtuar.

Ndjeshmëria e piktorit përqaf natyrën, për të ravijëzuar pastaj raportin e çmuar mes brezash, e për t'u ndalur edhe te femra- poezi. Ekspozita me 30 piktura e Adnand Dedës do të vijojë të qëndrojë e çelur në Kalanë e Tiranës deri në 15 gusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco