Si sot, më 7 gusht 1993 u nda nga jeta i madhi Tano Banushi

Si sot, më 7 gusht 1993 u nda nga jeta i madhi Tano Banushi

10:04, 07/08/2022
A+ Aa A-

Më 7 gusht 1993 u nda nga jeta Athanas (Tano) Banushi aktori i njohur i humorit shkodran.

Arsimimin bazë e kreu në Shkodër ku gjatë luftës ra në kontakt edhe me idetë e majta (partizane) si pjesë e formacioneve kulturore pranë trupave partizane.

Pas çlirimit u përfshi në strukturat artistike të qytetit nga ku do të kthehej një nga artistët më të përzemërt të qytetit, jo vetëm të Shkodrës por edhe të gjithë Shqipërisë kryesisht pas daljes së tij në valet e Radio Televizionit Shqipëtar.

Tano siç do t'i thërrisnin të gjithë dashamirësit e tij krahas artit të humorit ka ushtruar edhe profesionin e gazetarit, instrumentistit ku zëri i tij do të ishte burim i humorit për dëgjuesit e tij në valët e Radio Shkodrës. Me krijimin e estradës profesioniste në rreth Tano do të ishte një nga profesionistët e parë në kuadrin e teatrit Migjeni, institucion nga ku doli edhe në pension por që kurrë nuk rreshti së punuari për estradën dhe buzëqeshjen e qytetit të tij.

Publiku shqiptar do ta kujtoj me nostalgji për rolet e tij të shumta në skenë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco