VIDEO/ Doktori i fshatit magjik të Vuthajve - Nga Mentor Haziri

VIDEO/ Doktori i fshatit magjik të Vuthajve - Nga Mentor Haziri

12:54, 04/08/2022
A+ Aa A-

Nga Mentor Haziri.

"Nga cila anë erdhe, Mentor?"- "Nga Vermoshi, Dok!"

Vermoshi asht fortesa e vetme që i shpëtoi shkëputjes, falë Prek Calit me shokë, kurse këto troje mbetën këtej në Mal të Zi dhe ja se si është katandisur kjo bukuri … Mungojnë investimet kapitale nga shteti.  

"Dok si asht e mundur ajo rranjë pishe të rrijë ashtu mbi ujvarë?!"

 Ajo hije e pishës është vendi ku unë lexoja kur kisha provimet e mia të vështira dhe mu në atë hije, frymëzimi e inspirimi gufonin njësoj si uji i kësaj ujvare.

"Hajde Mentor ta tregoj lagjen! Ja këtu kam lindur unë dhe aty janë kujtimet e mia të paharruara, kurse në këtë tjetrën ka lindur Rexhep Qosja dhe ai sot është këtu, rri tërë verën. Kjo e treta është e regjisorit të famshem Isa Qosja, njësoj dhe ai këtu pushon me muaj, kurse kjo është e Binak Ulajt etj..."

"Dok, si asht e mundur ky fshat kaq i vogël të prodhojë mendje kaq të medha të kombit?"

"S’e di, ndoshta Mentor, asht uji i kësaj treve atdhedashëse."

Dhe unë ndërkohë pija ujë në burimet e krojeve pa ndal … e me vete thosha ndoshta do shërojë shumë mendje, si Doki ynë! Ndërkohë që flisnim për ujin, po u bënim gati për të filmuar tek Syri i Kaltër, projektet tona gjigante për Vuthajn, bashkë me Dokin si ideator dhe ekipin tim të xhirimit për të sjellë në ekran legjendat e bukuritë e këtij fshati magjik.

Vuthaj, 3 gusht 2022

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco