Hapet teatri i dhomës ‘Zonja e Bujtinës’ i Naun Shundit, aktori: Copëzat e Teatrit Kombëtar në muret e shtëpisë time

17:47, 30/07/2022
A+ Aa A-

 

“Zonja e Bujtinës”, teatri më i ri që i është shtuar kryeqytetit ka nisur veprimtarinë me dy shfaqje të shkruara nga Naun Shundi.

Aktori, iniciator për të kthyer shtëpinë e tij në teatër u shpreh se ideja I lindi fill pas shembjes së Teatrit Kombëtar, copëzat e të cilit bashkëjetojnë me të në shtëpinë e tij, ndërsa pritja e shfaqjeve nga publiku ishte mjaft emocionuese.

Teatri i dhomës “Zonja e Bujtinës” I krijuar nga Naun e Raimonda Shundi hapi siparin e shfaqjeve teatrore me veprat “Qeni” dhe “Të gjithë janë të çmendur”. Iniciativa e dy bashkëshorëtve artistë, për të shndërruar ambientet e brendshme të banesës në skenë teatri, erdhi fill pas shembjes së tempullit të kulturës, Teatrit Kombëtar, rrënojat  e të cilit bashkëjetojnë me artistin në shtëpinë e tij.

Në një intervistë për Syri Tv me gazetaren Egla Xhemalin, Naun Shundi, u shpreh: I emocionuar nga mirëpritja e pjesëve të shkruara nga vetë ai dhe të interpretuara nga Raimonda Shundi dhe Ervin Bejleri, aktori tregohet thellësisht i kënaqur për nisjen e mbarë të kësaj nisme.

Përballja e njeriut me veten, dyjëzimet si pasojë e vrullit të së përditshmes, “Qeni” na tregon qartë realitetin e të vërtetat e çdoditshme, ndërsa pjesa e kthen Raimondën  përsëri në teatër si aktore.

Një strehëz lirie e quajti “Zonjën e Bujtinës”, Ervin Bejleri, kurse personazhin e tij që e kalon një pjesë të mirë të jetës në pritje, të përjashtuarin e një shoqërie që I kapërcen virtytet në plan të dytë.

Teatri i dhomës do të shtrijë aktivitetin e tij në çdo hapësirë kulturore, ndërsa aktorët do të ngjiten në skenë me dy shfaqjet deri më datë 2 gusht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco