Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

'Pse ka shkarë i foluri publik?! Ballkani, si hamshor dhëndër, mezi pret 'nusen' që i shmanget!'

'Pse ka shkarë i foluri publik?! Ballkani, si hamshor dhëndër, mezi pret 'nusen' që i shmanget!'

14:27, 06/07/2022
A+ Aa A-

Nga Artan Fuga.

Metafora e nuses me dhëndërin, e viganit që shpon tunele, e vëllait serb, që nuk është vëllai i vëllait kosovar, e muzhikut rus që "përdhunon" lozonjaren Ukrainë, etj., si këto!

Keni venë re ju sesi justifikohen politika të ditës nëpërmjet metaforash që duken sikur vijnë nga jeta seksuale, nga psikologjia, nga sporti, nga lëvizjet tektonike, nga eventet familjare, si dasma, etj., nga mitologjia?

Evropa paraqitet si një nuse që pret për martesë, Ballkani një hamshor dhëndër që mezi pret të shkojë në shtrat me nusen që i shmanget, Evropa nuse mos është hermafrodite që përvidhet! ? Kështu shpjegohet vonesa që kemi marrë në Integrimin Evropian!

Pushteti mos është një vigan që shpon malin, e penetron tej e tej, dhe hap tunele që kënga polifonike na i ofron si modele brendësimi?

Kush është Skënderbeu mitik, që na rivjen duke na kujtuar se i detyrohemi besnikëri si stërnipër e të tjera si këto?

Pse ka "shkarë" i foluri publik? Përse propaganda ka marrë këto forma sensuale, mitologjike, erotike, virile, familjare, klanike?

Nga vjen kjo?

Të gjitha këto do t'i debatoj...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco