Në një kodër në Bulqizë, kalaja 'Shkëmbi i Kullës së Skënderbeut'

Në një kodër në Bulqizë, kalaja 'Shkëmbi i Kullës së Skënderbeut'

07:08, 02/07/2022
A+ Aa A-

Në majën e një kodre në Bulqizë ekzistojnë rrënojat e një kalaje të vogël që njihet si “Shkëmbi i Kullës së Skënderbeut”?

Foto e publikuar sot nga Arkivi i Shtetit dëshmon rrënojat e një fortifikimi që besohet se i ka shërbyer heroit kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në dy betejat kundër ushtrive otomane të drejtuara nga Ballaban Pasha, në Vajkal (në vitet 1464-1465).

Sipas historisë Skënderbeu i përdori fortifikimet për të mos lejuar bashkimin e dy ushtrive osmane të dërguara njëkohësisht kundër tij, të cilat më pas i mundi veç e veç në Vajkal dhe Kashar të Tiranës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco