Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Më 1 korrik 1991 u shpërbë Traktati i Varshavës

Më 1 korrik 1991 u shpërbë Traktati i Varshavës

07:13, 01/07/2022
A+ Aa A-

Më 1 korrik 1991 u shpërbë Traktati i Varshavës i quajtur ndryshe si Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjelltë.

Pakti i Varshavës ishte një traktat i mbrojtjes së ndërsjelltë midis Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe shtatë shteteve të Evropës Lindore nënshkruar në Varshavë më 14 maj 1955.

Shtetet anëtare ishin: Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania.

Aleanca u propozua nga Bashkimi Sovjetik për të kundërshtuar Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Sot me përjashtim të Rusisë të gjitha këto shtete janë anëtare të NATO-s.

Shqipëria nuk iu bashkua ushtarakisht Paktit të Varshavës dhe zyrtarisht largohet më 13 shtator 1968.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco