VIDEO-SYRI TV/ Ekspozita me figurat e historisë shqiptare, 'Gjama' sjell krijimtarinë e Nagip Tashit

13:11, 26/06/2022
A+ Aa A-

Figurat më të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare, erdhën përmes mozaikëve të drurit në ekspozitën e Nagip Tashit në Fishtë të Lezhës. Ekspozita ‘Gjama’ do të qëndrojë e hapur për disa ditë, duke ofruar mundësinë të shihen nga afër punimet artistit Nagip Tashi.

Nga SYRI TV

Copëza të drurit që formojnë mozaikë, brenda së cilave paraqiten figurat më të ndritura të historisë dhe kulturës shqiptare, shpërfaqin krijimtarinë e Nagip Tashit, i cili çeli ekspozitën e tij personale në Fishtë të Lezhës.

Në këtë ekspozitë ranë në sy portretet e Tashit që përfshijnë figura si të: Gjergj Kastriotit, Gjergj Fishtës, Ibrahim Rugovës, Arbën Xhaferi, Fahrije Hoti e shumë figura të tjera të shquara. Piktori Nagip Tashi thotë se ndihet i nderuar që po vlerësohet puna e tij e shumë viteve, që së fundmi ka dalë në pah edhe me ekspozita.

Portreti i gruas embleme Fahrije Hoti ishte pjesë ekspozitës ‘Gjama’. Sipërmarrësja Hoti, së fundmi u bë emër i njohur botëror pasi rrëfimi i saj jetësor është shpalosur në filmin ‘Zgjoi’ të Blerta Bashollit, i cili ishte në garë për nominim për ‘Oscar’. Ajo ndihet shumë e vlerësuar pasi mes shumë ikonash të shquara kombëtare ndodhet edhe portreti i saj, të cilës Tashi i ka krijuar një mozaik në dru.

Kultivimi i artit dhe shijes në ish-burgun politik të Fishtës është qëllimi i sipërmarrësit Altin Prenga.

Ekspozita ‘Gjama’ e Nagip Tashit do të qëndroje e hapur për disa ditë ku të interesuarit pas punimeve të mozaikëve kanë mundësi të shohin nga afër punimet e bëra nga artisti Nagip Tashi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco