Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Më 25 qershor 1934, fotoja historike e Musine Kokalarit dhe Drita Kosturit

Më 25 qershor 1934, fotoja historike e Musine Kokalarit dhe Drita Kosturit

07:07, 25/06/2022
A+ Aa A-

Më 25 qershor 1934 u shkrep një foto historike e Musine Kokalarit dhe Drita Kosturit, të dyja krah njëra tjetrës.

Musine Kokalari dhe Drita Kosturi, dy mike, studente të Universitetit të Romës, e para për letërsi dhe filozofi, e dyta për mjekësi, dy idealiste që donin me shpirt progresin e Shqipërisë. Edhe pse përpjekjet dhe qëndresa e tyre ishte dinjitoze, kjo nuk e pengoi aspak regjimin i cili i burgosi dhe i internoi, njofto Arkiva e Shtetit.

Është e pashëmbullt për kohën dhe regjimin oponenca që Musine Kokalari i bëri trupit gjykues ditën e dënimit të saj. Unë mendoj ndryshe nga ju, por e dua vëndin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. “...Unë mendoj ndryshe nga ju,por e dua vëndin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse nuk kam bërë asnjë faj!”- do të shprehej ndër të tjera ajo.

Drita Kosturi si mjeke që ishte, gjatë viteve të burgimit u shëbente të burgosurve të sëmurë dhe të tjerëve që kishin nevoja mjeksore aty brenda.

Për këto faktë të trishta të mikeve Musine e Drita, ka shkruajtur me admirim dhe At Zef Pllumi tek “Rrno për me tregue”, ku ndër të tjera shkruan në libër dhe një amanet që Padër Pali i len At Zefit për Drita Kosturin: “Sakrificat e saj për mue, kurrë nuk do t’i harroj. Po të porosis që, në kjoftë se vjen ndoniherë dita e lirisë, ajo duhet konsiderue si mike e Urrdhnit Françeskan".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco