Ikën Zana Çela, emërohet drejtorja e re e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina

Ikën Zana Çela, emërohet drejtorja e re e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina

07:10, 23/06/2022
A+ Aa A-

 

Qeveria ka zgjedhur drejtoreshën e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina. Kjo e fundit do të pasojë në detyrë Zana Çelën. Vendimi që u mor në mbledhjen e djeshme (22 qershor) në Këshillin e Ministrave, ka hyrë në fuqi menjëherë.

Vendimi për lirimin dhe emërimin në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor thotë:

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Znj. Zana Çela, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Abigeila Voshtina emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco