VIDEO/ ‘Muslimani’, kapërcen ndasitë fetare në raporte. Enver Petrovci intervistë për Syri Tv

16:59, 22/06/2022
A+ Aa A-

Artisti Enver Petrovci sjellë në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ shfaqjen ‘Muslimani’. Përkatësitë e ndryshme fetare, jo rrallëherë bëhen pengesë për marrëdhëniet dashurore e megjithatë dashuria e vërtetë triumfon. Me këtë shfaqje artisti përmbyll karrierën 50 vjeçare teatrale.

Nga SYRI TV

‘Muslimani’ shfaqja me autor dhe regjisor Enver Petrovcin hyn deri në thellësi të ndërtimit të marrëdhënieve dashurore, ndonëse përkatësitë e ndryshme fetare bëhen pengesë për një raport të shëndetshëm. Nga ky aspekt shoqëria shqiptare është e ndjeshme edhe sot.

 ‘Muslimani’ ka shumë dhimbje të tjera përveç ndasive fetare. Të përjashtuar, të pushtuar e mes trazirash ndjesore, shqiptarëve të Kosovës më shumë se gjithçka iu mungonte të identifikuarit si shqiptar.

Me shfaqjen ‘Muslimani’ artisti i zëshëm mbyll karrierën 50 vjeçare teatrale, ndërsa zgjedhja për të sjellë një vepër shqiptare në teatër nuk është rastësore.

E ndërkaq, përmes veprës ngrihen dy rrafshe: kombi duhet të ruhet pa fetë janë shëtitëse, e mbi të gjitha duhet të mbizotërojë dashuria, ajo që hyjnizon shpirtrat njerëzor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco