VIDEO-SYRI TV/ Nis edicioni i 10-t i Skulpturës në Korçë, vijnë artistë nga e gjithë bota

16:48, 22/06/2022
A+ Aa A-

Korça mikëpriti edhe këtë vit simpoziumin ndërkombëtar të kulturës. Në edicionin e 10-të, ky event mbledh artistë nga vende të ndryshme të botës, që do të bëjnë punime kryesisht në gur dhe mermer.

Nga SYRI TV

Nisi në Korçë  edicioni I 10-të i simpozumit të skulpturës. Skulptor shqiptar e të huaj do të marin pjesë në këtë spektakël për të shfaqur talentin e tyre artistik.

Tematikat do të jenë të lira ku të gjithë artistët do të shprëhin dijet e tyre në lidhje me skulpturën. Genti Tavanxhi, organizator i aktivitetit,  u shpreh se ndjehet mirë për rikthimin e simpoziumit të Skulpturës dhe se ky edicion do të jëtë me shumë intëres.

Artisti grek Odysdeas Tosundidis tregon se për të është kënaqësi qëndrimi në Korçë, ndërkohë që vepra e tij do të jetë abstrakte.

‘Vij nga Greqia, nga një qytet I vogël I Dramas. Ndihem shume mire  . Është hera e parë që vij në Shqipëri. Dua të falenderoj Gentin per ftesën që më bëri. Të shohim. Pash për herë të parë këtë gurin dhe dua të këm kontakt me të.. më pas të shohim se çfarë mund të bëj. Mëndoj diçka abstrakte.’

Simpoziumi do të mbahet për 10 ditë në Parkun Rinia, aty ku do të instalohen me pas edhe veprat e kryera nga artistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco