Në 1933, kur franga e arit shitej e blihej aq sa euro sot

Në 1933, kur franga e arit shitej e blihej aq sa euro sot

08:42, 26/05/2022
A+ Aa A-

Euro zbriti në nivel rekord nën 120 lekë për shkak të finales së Ligës së Konferencës dhe turistëve. Euro shënoi gjatë kësaj jave rënien më të madhe në vendin tonë që prej vitit 2007, njofton Drejtoria e Arkivave.

Monedha europiane ra për herë të parë poshtë kufirit të 120 lekëve dhe sipas ekspertëve një nga shkaqet kryesore është finalja e Ligës së Konferencës, që u zhvillua në Tiranë.

Duke qenë se tregu valutor shqiptar është relativisht i vogël, ardhja e mijëra tifozëve me shuma të mëdha valute me vete rritën ofertën e euros duke e zhvlerësuar atë kundrejt lekut.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e ditës për kuriozitet, Arkiva publikon sot një një tabelë që i përket vitit 1933, e cila na njeh me kursin e këmbit valutor të kohës dhe koinçidencën me ditët e sotme pasi Franga ar e atij viti shitej e blihej pothuajse sa euro sot.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco