Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

SPECIALE-SYRI TV/ ‘Gruaja- Kukull’, që ngre kryet ndaj të shoqit, Cubi: Stela i përplas Markos të vërtetat

15:29, 24/05/2022
A+ Aa A-

Nga Egla Xhemali

Gratë janë ankuar gjithmonë për disa tipare të meshkujve. Humori i hollë e situatat dramatike në komedinë ‘Kukulla’ i njohin shijuesit e teatrit me një çift jo të zakonshëm,  historia e të cilit nis fill pas ndarjes së Markos nga lidhja 7 vjeçare me Marian, për shkak të hezitimit të tij për martesën dhe fëmijën që dëshironte ajo.

Marko vetmitar, I lënduar thellë fillon të jetojë me një grua- kukull e krijuar për të përmbushur dëshirat e mashkullit, por ajo që i dha jetë Stelës qe një shkencëtare grua. Vështrimi regjisorial i Elma Doresit I flet realitetit në Shqipëri.

Stela i përngjan një gruaje të përkryer, që jep mesazhe të rëndësishme për jetën e secilës grua sot, e sidomos kur flasim për gratë në Shqipëri.

Një shkëputje e gjatë për shkak të virusit që ra në mbarë botën, kurse rikthimi në teatër dhe ovacionet e publikut, që pëlqyen shfaqjen e emocionuan regjisoren.

Fill pas premierës së shfaqjes, aktorët protagonistë  Klod Hoxha dhe Cubi Metkaj, në një intervistë për Syri Tv, ndan përjetimet e para nën lëkurën e Markos dhe Stelës, ndërsa kthimi në tempullin e teatrit, nga ku shpirti e ka vështirë të shkëputet qe mrekullisht I bukur për Cubin.

E bukur, inteligjente, me tipare që çdo vajzë e çdo i dashur do të donte t’i kishte partneria  në krahë. Gruaja-kukull që e ngre zërin ndaj padrejtësive, që s’pranon nënshtrimin, fuqia e Stelës ngrihet përmbi Markon, për të treguar forcë e vetëbesim, që e shpie të dashurin e saj drejt reflektimit.

Loja e aktorëve shtrihet nëpër kohë. Ajri mban një tjetër aromë, gërricjet mes çiftit bëhen të përditshme, ndërsa batuta e herë pas hershme, ‘A do seks’, kur Marko ngrys vetullat dhe mërzitet kthehet në makth, prej të cilës ai do të largohet.

Të investuarit në ndjenja kapërcen çdo shteg pa dritë, për të përqafur të pafundmen dashuri.

Marrëdhënia nis si një lojë e bukur, ndërsa egoizmi dhe dëshira për ta quajtur gruan si pronë, shkatërron gjithçka. Stela dëshiron të ketë vëmendjen e të dashurit të saj, mirëpo Marko i kredhur në lexime nuk shkëputet asfare nga bota e tij. Ai harron se Stela do përkujdesje dhe se ngrohtësi, ashtu sikurse duan gratë.    

Të luftosh vesin përmes virtytit, të tregosh se si është të jesh grua e vërtetë edhe pse I dashuri të kujton se je kukull, je e tij, e madje edhe kur të bën presion se do të të heqë bateritë, ti duhet të bërtasësh, kështu vepron Stela.

Zëri i lartë ngrihet për të kujtuar dhe një herë vlerën dhe rëndësinë që ka gruaja në shoqëri.

Në jetë asgjë nuk duhet marrë e mirëqenë, për sa kohë nuk luftohet cdo ditë. Komedia ‘Kukulla’ do të vijojë të ngjitet në skenën e Ar Turbinës, ndërsa publiku nuk duhet të humbasë skenat plot batuta e drama në shtëpizën e çiftit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco