'Balit, monument' dhe 'Akrostik për trimin' - Dy poezi nga Astrit Veliqi

'Balit, monument' dhe 'Akrostik për trimin' - Dy poezi nga Astrit Veliqi

20:41, 23/05/2022
A+ Aa A-

BALIT, MONUMENT 

Fazli Jakupi – Bali, ushtar i brigadës ‘114  - Fehmi Lladrovci’, ra dëshmor me 23 maj 1999 në një përballje frontale të përgjakshme me forcat serbe në fshatin Dashevc të Skënderajt)

 

Flokun ia shprish krisma

E mbi vetull i bie

Nën vallen e vdekjes

Këndon për lirinë

 

Buzëqeshje e ëmbël

I ka rënë në buzë

Jehona e zëri

Nuk do t’i vdesin kurrë

 

As shiu që bie

As vala që rrëmben

Nuk do ia prishin lirinë

Fazliut të vogël

As Balit...monument!

 

AKROSTIK PËR TRIMIN

Muhamet Jakupi nga Baksi i Skenderajt, kishte shumë ëndrra për jetën por armiku nuk e pyeti, dhe kur ishte vetëm 16-vjeç u vra nga forcat serbe në fshatin Dashevc, ku bashkë me të nga plagët e marra vdiq edhe babai i tij, Haxhiu.

 

Dritëz e mëngjesit zbardhi

E rrezja ftohej ngadalë

Shpejt qielli u bë gri

Moti krisi si dikur...moti

Ora e stuhisë pikohej

Ra trumbeta...

I njomë buzë jetë-vdekjes

Terri e mbuloi në fytyrë

 

Maji i lulëkuqeve

U tret përsëri

Humbi buzagazi

As frymë  e heshtur

Më nuk flet

E klithma ikën tok

Tehut të vdekjes

 

Jeta iu bë varr

Atdheu libër nën sqetull

Këngë funebre kumtoi

U fik gëzimi fëmijëror

Por rilindi në poezi

I vogël madhështor të lapidari

Trimi pavdekësinë jeton

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco