Më 23 maj 1820, Ali Pashë Tepelena mobilizoi forcat kundër Portës së Lartë

Më 23 maj 1820, Ali Pashë Tepelena mobilizoi forcat kundër Portës së Lartë

08:46, 23/05/2022
A+ Aa A-

Më 23 maj 1820, Ali Pashë Tepelena mobilizoi forcat për një front antiosman.

Ali Pasha u gjend përballë përplasjeve të njëpasnjëshme me Portën e Lartë dhe synimit të armikut të tij të betuar, Mehmet Sait Halet Efendi, për ta fundosur figurën e tij.

Para klimës së pasigurisë në oborr, Ali Pasha e gjykoi me dobi bashkëpunimin me forcat kryengritëse arvanitase, në sajë të të cilit do të siguronte mbajtjen e sundimit në zonën e jugut deri në Thesali.

Lajmet morën udhë në oborrin e Sulltan Mahmudit të II-të dhe ky veprim i përafrimit me “rebelët”, do të vendoste përfundimisht fatin e hidhur të tij në vitet që pasuan.

Përpjekjet për ngritjen e frontit antiosman përkujtohen si një prej zhvillimeve më të rëndësishme tē historigrafisë shqiptare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco