VIDEO-SYRI TV/ ‘Lugina e djalit’, horrori i parë në Shqipëri. Filmi mes tragjikes dhe romancës

15:16, 19/05/2022
A+ Aa A-

“Lugina e djalit” është produksioni i parë horror që realizohet në Shqipëri. Aktorët zbulojnë detaje nga periudha përgatitore, ndërsa filmi vjen me mesazhe për t'u qëndruar besnik njerëzve të dashur, e për të mbizotëruar drejtësia në një botë bardhezi.

Nga SYRI TV

Filmi “Lugina e Djalit” është i pari produksion i zhanrit horror në Shqipëri. Historia lidhet me një grup të rinjsh që shkojnë në kamping në një vend larg të përditshmes, ku takohen me një vajzë, që është kontakti me “të keqen e dikurshme”. Gjithçka nis në vitet ’60 dhe vjen deri në ditën e sotme. Shumë prej të rinjve sakrifikohen për hir të situatave, që krijohen dhe përtej përpjekjeve të liderit të grupit për t’i shpëtuar, vetëm disa prej tyre mbijetojnë.

E veçanta e filmit është te mënyra e re e të sjellit të zhanrit horror, ndërsa vështirësitë e  xhirimeve në terren i tregon regjisori.

Te personazhi i aktorit Bujar Asqeriu, që sprovohet përgjatë filmit, dominon tipari i përkujdesjes dhe mbrojtjes.

E njerëzishmja ravijëzohet në personazhin që luan Enxhi Haxhiu.

Filmi vjen me mesazhe për t'u qëndruar besnik njerëzve të dashur, e për të mbizotëruar drejtësia në një botë bardhezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco