VIDEO - SYRI TV/ ‘Errësirë’, bërtitje për vuajtjet e komunizmit, skutat ku hyn Oltsen Gripshi

14:36, 19/05/2022
A+ Aa A-

Koha e errët e diktaturës dhe viktimat që u shuan padrejtësisht janë kujtuar përmes ekspozitës "Errësirë" të artistit Oltsen Gripshi.  Artisti hynë në skutat më të thella të historisë për të zbuluar të vërtetat e dhimbshme, thotë gazetarja Egla Xhemali.

Nga SYRI TV

Tuneli në oborrin e muzeut "Shtëpia me gjethe" është shndërruar në një instalacion për frymët që u shuan në periudhën e diktaturës.

Regjimi shkatërroi ëndrrat në sytë e tyre, ndërsa artisti Oltsen Gripshi përmes kanotiersh, përmes qëmtimesh të tipareve të tyre e udhëtimit të gjatë nëpër kohët e territ, sjell ekspozitën "Errësirë", konceptuar si një dritë për ata që humbën e që s'mundën të fitojnë betejën me regjimin.

Në tunel të krijohej ndjesia e komunikimit me ata që e jetuan në lëkurë vuajtjen, ndërsa simbolet dhe e shkruara sipas artistit duhen shkruar.

Zëra të padëgjuar, jetë të humbura në pabesi, për të kulmuar me autoportretin e Gripshit, që përmes artit i njeh të dyja kohët. Ekspozita si himn për të përshpirtshmen, për të shkuarën e për shpluhurosjen e saj, ka një dritë në fund, atë të shpresës për ritakim me ata që humbën padrejtësisht.

Gaz: E. Xhemali, Op: S. Goga, Mont: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco