Gëzimi i Klithmës-Nga Kiço Londo

Gëzimi i Klithmës-Nga Kiço Londo

14:09, 17/05/2022
A+ Aa A-

E renditën gabimisht

detin pas qiellit,

Erdhën pulëbardhat,

Për të ndrequr gabimin.

Tek rrija sot në mëngjes përball pishave të Qytezës Teatrore  të Teatrove Kombëtare dhe dëgjoja këngë të vjetra shpirtrash, mu kujtuan këto vargje të  Jamambër  Markos dhe njëkohësisht më erdhi përmes lotëve të patharë lajmi se sot është ditëlindja e Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar na përket të gjithëve, prandaj duhet të jetë i hapur për të gjithë njerëzit, të të gjitha moshave, të të gjitha ngjyrave, të të gjitha gjinive, të të gjitha orientimeve, të të gjitha veçorive fizike, të të gjitha perceptimeve estetike dhe ideologjike, nga të gjitha dallimet që e bëjnë secilin prej nesh unik.

Çdo drejtor i ri nuk është i thirrur që t’i shembë nga fillimi të gjitha, e të rindërtojë gjërat, por të adoptojë të gjitha ndryshimet pozitive të drejtimeve të mëparshme artistike.

77 vjet.

Sot,  Historia e Teatrit Kombëtar dëshmon se, Teatri mbetet sfidant edhe kur nuk ka godinë.  Synimi i Tij është të mbrojë teatrin e të gjithëve, të funksionojë si një teatër që përfshin pa përjashtim të gjitha tendencat e peizazhit teatror shqiptar, t'u japë një hap të gjithë brezave (prova, në zhvillim. dhe artistë në zhvillim), për t'i shërbyer një repertori të larmishëm, por edhe për të eksploruar forma të reja dramatike.

Teatri Kombëtar janë njerëzit e tij, janë punonjësit e tij, janë të gjithë ata artistë brilantë me të cilët ka bashkëpunuar në 77 vitet, por edhe gjithë stafi teknik dhe administrativ që punon, në mënyrë të padukshme, në prapaskenë. Njerëzit e tij janë trashëgimia e tij, e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja e tij.

Gëzuar Teatri Kombëtar. E di që ti do vish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco