Rizgjimi kombëtar dhe shkrimtari Milto Sotir Gurra

Rizgjimi kombëtar dhe shkrimtari Milto Sotir Gurra

07:00, 16/05/2022
A+ Aa A-

Më 16 maj 1884, lindi shkrimtari dhe gazetari i spikatur në shtypin e emigracionit shqiptar gjatë rizgjimit kombëtar, Milto Sotir Gurra.

Gurra publikoi në shumë gazeta dhe revista, sikurse ishin: "Atdheu", "Shkëndija", "Zekthi", "Zëri i Popullit", "Mituria", "Vatra a Rinisë", "Dielli", "Kombi", "Bashkimi i Kombit", "Shqypeja e Shqypenis" etj. Në shkrimet e tij me tematika të larmishme, do të pasqyronte betejën e rizgjimit kombëtar me nota romantike.

Duke ditur problematikat që Shqipëria po përjetonte në ato vite, Gurra krijoi një kredo sipas së cilës zgjimi kombëtar do të vinte vetëm nëpërmjet kulturës.

Kështu, në sprovat e tij letraro-publicistike do të ngrinte pyetje mbi fatin kulturor të shqiptarëve dhe mbi dilema të papërfillshme për kohën, si p.sh. tentativa për krijimin e një opere shqiptare apo mbi zhvilllmin e letërsisë.

Më poshtë paraqiten fragmente nga vepra "Revizori" të Nikolai Gogolit, përkthyer prej Gurrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco