Më 11 maj 1771, lindi admiralja arvanitase Bubulina

Më 11 maj 1771, lindi admiralja arvanitase Bubulina

07:55, 11/05/2022
A+ Aa A-

Më 11 maj 1771, lindi admiralja arvanitase Dhaskarina Pinoçi, e mbiquajtur Laskarina Bubulina.

Mbiemrin "Bubulina" e gëzoi pas martesës me Dhimitër Bubulinin, i cili do ta përafronte atë më shumë drejt përqasjes së krijimit të një fronti antiosman.

Admiralja do të gëzonte respektin e marinarëve dhe të piratëve të kohës, pasi ajo do të zotëronte forcën e saj në detet që drejtoheshin nga Perandoria Osmane, si edhe nga flota ruse.

Bashkë me Kolokotronin do të bënin të mundur fitoren e një sërë betejash antiosmane, të ndihmuar shpeshherë edhe nga Ali Pashë Tepelena.

Kapedanet e mirëpresin fatin e tyre tragjik në betejë. Mirëpo, Bubulina do pësonte vdekjen nga dora e një arvanitasi (familja Koçi), si pasojë e një armiqësie familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nuk ka rendesi12/05/2022 16:52

Tre here te portretet e Bubulines, keni nxjerre te njejtin portret. Jini pak me te pergjegjshem, per lexuesit !

Shto koment

Denonco