15 shkurt 1945: Kryengritja Antikomuniste e Kelmendit dhe dita kur u rrethua Prek Cali

15 shkurt 1945: Kryengritja Antikomuniste e Kelmendit dhe dita kur u rrethua Prek Cali

10:16, 15/02/2022
A+ Aa A-

Sot përkujtohet Kryengritjen Antikomuniste të Kelmendit (3 janar 1945 - 15 shkurt 1945 ) Kryengritja Antikomuniste e Kelmendit është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës së komunizmit.

Nisi me 3 janar 1945, kur banorët e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe u ngritën me armë në dorë për të mos lejuar që forcat komuniste diktatoriale, të cilët kishin shpallur operacion spastrimi për të gjitha zonat e veriut, të shtypnin me dhunë rezistencën antikomuniste të kelmendasve.

Me në krye prijësit Prek Cali e Llesh Marashi, luftime të përgjakshme u zhvilluan për rreth një muaj e gjysëm në Tamarë, Brojë, Bajzë, Shkrel, Koplik e rrethina të tjera.

Më 15 shkurt 1945, Prek Cali u rrethua dhe u kap me bashkëluftëtarët e vet në shpellën e Vuklit dhe në atë moment përfundoi kryengritja e parë antikomuniste shqiptare.

Nga kjo kryengritje u vranë rreth 44 veta, ndërsa në gjyqin e marsit, regjimi mori vendimin e pushkatimit të Prek Calit dhe të 7 malësorëve të tjerë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco