Tempulli Korçar i artit sjell në skenë shfaqjen ‘Hamami i grave’

Tempulli Korçar i artit sjell në skenë shfaqjen ‘Hamami i grave’

14:17, 07/02/2022
A+ Aa A-

Teatri Andon Zakon Çajupi në Korçë nuk i zhgënjen kurrë pritshmëritë e artdashësve Korçarë.

Së shpejti, shfaqja “Hamami i grave” do të ngjitet në skenën e Teatrit për 3 netë, për ti dhuruar emocione publikut Korçar.

Image

Me regjinë brilante të regjizorit Kiço Londo dhe kastin e aktorëve shumë të talentuar si Albana Kocaj, Esela Pysqyli, Adriana Tolka, Linda Jarani, Ola Harizaj, Dajana Nena, Aiola Laska dhe Elios Shuli, shfaqja ka në fokus gjashtë gra të traumatizuara nga jeta e tyre e përditshme.

Ato vendosin të takohen në një hamam për t’u çliruar nga dhimbjet fizike e shpirtërore, por kjo nuk zgjat shumë.

Image

Papritur vjen lajmi se hamami ku zonjat gjejnë shpëtimin e shpirtit të tyre, duhet të prishet dhe të shndërrohet në një bibliotekë.

Shfaqja në Teatrin e Korçës do të luhet në orën 19:00, në datat 9, 10 dhe 11 shkurt!

Eja dhe shijo mbrëmjet në Teatër, nën shoqërinë e “Hamamit të grave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco