'Mos u bëj si Profa': Kultura e nivelit të ulët të masave (popular culture)

'Mos u bëj si Profa': Kultura e nivelit të ulët të masave (popular culture)

09:22, 03/02/2022
A+ Aa A-

Mirëmëngjes, a fjetët e si jeni gdhirë?!

Nga Zejnullah Jakupi.

Image

Më ka befasuar se si ky “profa” qenka mësues i dobët, qau në TV e inskenoi në mënyrë teatrale, i ka befasuar edhe profesionistët (mua po se po) më të njohur të mediave madje edhe ata nga “Public Relations” se si arriti të bëhet fytyrë publike brenda natës, të thirret në intervista në TV. Kjo është strategjia e vëmendjes (Aufmerksamkeitstheorie).  Natyrisht që deputetja nuk është dashur të merrej me të në mënyrë personale.

Çdo njeri që del në Tik Tok, duhet ta llogaritë se mund t’i nënshtrohet, kritikës, përçmimit, përqeshjes etj. Nuk e ka detyruar askush. Gjithashtu edhe deputetja i ka falur vëmendje shumë të shtrenjtë këtij njeriu anonim dhe nuk ka bërë mirë se e ka ngritur, e ka bërë një “yll” të bulevardit, të thashethemeve.

Por edhe ai “Profa” është me profesion që de facto, mund t’i hyjë në punë opinionit publik, dhe çdo gjest, pavarësisht se si ka teatruar, do të binte në sy, sepse është mësues, edukon fëmijët e shoqërisë dhe shpesh duhet të kemi kujdes në paraqitjet në rrjetet sociale.

Pra, po e bëj një krahasim se si është kjo puna e kulturës së masave. Skandali bëhet vlerë.

Ja p.sh. unë kam magjistruar në Berlin në publicistikë, media dhe kam ndjekur studimet postdiplomike, ta zëmë i kam ftuar mediet, TV, që të jem në intervista për tema të caktuara, por nuk kam arritur ta fitoj vëmendjen e mediave, të asnjë televizioni, se për KTV ose RTK të mos flasim, siç e arriti ky “Prof”-a. Ose do ta kisha arritur duke dhënë ryshfete.

Pra, paraqitja në media lidhet gjithmonë me pasojat, duhet t´i llogaritësh kritikat. Pra, secili, ose edhe unë mund të bëjë video të tilla, por e di se mund të përqeshem, ky është pra çmimi.

Mund të bëhesh i njohur, të dalësh nga lëvozhga e anonimitetit, por edhe të fundosesh në turpësi ose ta njollosish edhe atë pak imazh që të ka ngelur dhe ka shumë që duan ta ruajnë atë. Ky tipi, nuk po duket edhe si një prof, tamam, dorën në zemër, vlerësuar me paraqitjen në KTV.

Por bravo i qoftë, arriti me një video të bëhet për dy ditë, tema e ditës, e pushtoi gjithë vëmendjen mediatike dhe të opinionit publik.Ky është ai niveli i “kulturës së masave” për të cilën flasin teoriticienët e shkencave të komunikimit dhe shkencave kulturore.

Unë për veten time, si profesionist që jam, as që isha marrë me këtë temë të nivelit bulevardesk fare. Por ta themi se ndër ata faktorët e lajmeve që i jep shkenca është edhe ky faktori i të papriturës, i konfliktit, ekstravagandës, i seksizmit, i të jashtëzakonshmes që i shtyn gazetarët e mediat e bulevardit, me shije te ulët, të botojnë, të emitojnë tema të tilla për të fituar shikues....

Ka një rregull në gazetarinë me shije të ulët: nuk bëhet lajm kur qeni e kafshon njeriun por kur ndodh e kundërta; kur njeriu e kafshon qenin! “Profa” ka vallëzuar, nuk ka bërë diçka të keqe dhe kaq. Pse të merresh me të?! Nuk po e kuptoj as deputeten, por as televizionet si KTV.

Nga ky debat do lindë një metaforë e re (kornizë) Frame. Se herë do t’i themi dikujt “mos u bëj si Profa”, të gjithë do ta thërrasin në mendje profën e Tik Tok-ut.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

PS: Vëmendja përkthet, është kapital human dhe mund të sjellë pastaj kapitalin monetar. Mbi 2000 abonime ne Youtube, për çdo klikim, fiton 4 cent.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco