FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar

FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar

13:14, 02/02/2022
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar Anastas Kristofori.

I njohur gjerësisht për rolin e ‘drejtorit Perikli’ në komedinë Pallati 176, Kristofori ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Anastas Kristofori ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës.

Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970, fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971.

Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën ‘Arturo Ui’ të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të Prefektit në dramën ‘Prefekti’ e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën ‘Komunistët’ e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë ‘Pallati 176’ e Adelina Balashit e shumë të tjera.

Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën ‘Burgjet plot liria në derë’. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit, Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin ‘Lulëkuqet mbi mure’ më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin ‘Besa e kuqe’ në vitin 1982, rolin e z. Antonio, Kuestorit të Tiranës në filmin ‘Vendimi’ në vitin 1984, rolin e z. Mavrojanis në filmin ‘Misioni përtej detit’ në vitin 1988 etj.

Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën ‘Po vjen Ai’ në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur ‘Pallati 176’ i Adelina Balashit.

Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë ‘Artist i Merituar’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni02/02/2022 19:17

Respekt

Shto koment

Denonco