Arkivistët prej të gjitha trevave shqiptare do të mblidhen në Boletin

Arkivistët prej të gjitha trevave shqiptare do të mblidhen në Boletin

07:00, 02/02/2022
A+ Aa A-

Në vazhdën e konferencave të zhvilluara në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi, arkivistët prej të gjitha trevave do të mblidhen kësaj here në Boletin në datat 10 dhe 11 qershor 2022.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) do të organizojë Konferencën e gjashtë Mbarëkombëtare të Arkivistikës.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitet e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco