Piktura ‘Dhelprat’ do të dalë në ankand me çmimin marramendës

Piktura ‘Dhelprat’ do të dalë në ankand me çmimin marramendës

11:24, 01/02/2022
A+ Aa A-

Ekspresionisti gjerman, Franz Marc mesa duket tashmë po shënon sërish rekordin e ri botëror pasi një pikturë e tij do të ofrohet për shitje në ankand gjatë muajt të ardhshëm.

Pikturën në fjalë ai e ka qujatur “Dhelprat” dhe përbëhet nga ngjyra të ndezura, të ndërthurura dhe do të jetë në qendër të ankandit të Christie’s në Londër të shekullit të 20-të dhe 21-të më 1 Mars.

Kjo pikturë mendohet se do të vlerësohet në vlerën 35 milionë paund.

'Do të jetë një moment fantastik për botën e artit, sepse pikturat  e rëndësishme të Franz Marc janë tepër të rralla. Ai pikturoi vetëm 45 piktura në vitin 1913. Kjo është një kryevepër që është ekspozuar në një muze në Gjermani që nga viti 1962, kështu që është me të vërtetë një moment që disa breza koleksionistësh e kanë pritur”, tha për Reuters presidenti i Christie’s, ndërsa vepra e artit u ekspozua në Londër.

Fotografia iu rikthye familjes vitin e kaluar pas një procesi të gjatë dhe ata kishin marrë tashmë vendimin që kur ta merrnin përsëri, të dilte në treg që koleksionisti tjetër i madh të kishte mundësinë ta zotëronte atë. “The Foxes” do të shfaqet gjithashtu në Nju Jork dhe Hong Kong gjatë muajit  Shkurt. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco