Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Hamami i Grave’ shfaqet në teatrin 'Aleksandër Moisiu', Durrës

‘Hamami i Grave’ shfaqet në teatrin 'Aleksandër Moisiu', Durrës

09:54, 01/02/2022
A+ Aa A-

Komedia e jashtëzakonshme "Hamami i Grave” do te shfaqet në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Në datat 2, 3, 4, 5 Shkurt, ora 18:00, artedashesit durrsake do te kene mundesine te ndjekin kete komedi.

Shtatë gra grumbullohen si zogjtë në kafazin e dëshiruar, “Hamami i grave”, në të cilin pastrohen nga myku i trupit dhe shpirtit, i gatuar nga dora e mashkullit që shfaqet vazhdimisht në prapaskenë.

Grave-zogj të pafat u presin pemën ku këndojnë. Ato hijëzohen. Komedi e magjishme, interpretim i hatashëm, kostume hamami që nuk të bezdisin, muzikë live nga një violiniste, këngëtare dhe kërcimtare që përfaqësojnë agimin.

Ne 2, 3, 4, 5 shkurt ora 18.00 komedia “Hamami i Grave” do ketë premierën në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Spektatori do të ketë mundësi të shohi Albana Koçajn dhe gjashtë gra e vajza në rolin e  femrave energjike, me humor të veçantë, sarkastik, me gjuhë  të mprehtë, që nxjerrin në pah brëndësinë e egzistences së tyre gjithë dashuri,  të cilën ambienti jashtë hamamit do tua tjetërsoi.

Për të rezervuar bileta na kontaktoni në 0683913813.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco