Astrit Hasani, portret i aktorit fierak me afro 45 vjet në skenë që ka realizuar 120 role

Astrit Hasani, portret i aktorit fierak me afro 45 vjet në skenë që ka realizuar 120 role

13:28, 29/01/2022
A+ Aa A-

Portret i aktorit fierak Astrit Hasani, afro 45 vjet në skenë me 120 role. Filmat: 'Besa e Kuqe', 'Ada', 'Rokullisja', 'Viti i vështirë', 'Snob', 'Gjurmë në Dëborë' etj dhe disa drama si: 'Milioneri', 'Dikush duhet të vdes', 'Zoti godet me pudër' etj.

Nga Xhemil Beharaj, SYRI TV.

Astrit Hasani është aktori fierak që u kërkua të punonte në Itali me nobelistin Dario Fo, por pas pak ditëve iu desh ta linte punën sepse nuk kishte leje drejtimi mjeti. Aktori fierak ka një karrierë mbi 40 vjet në skenën e teatrit dhe të kinematografisë duke skalitur në memorie të qytetarëve  mbi 120 role.

Astrit Hasani ka lindur në 28 gusht të vitit 1954 në qytetin e Përmetit. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën në Teatrin "Bylis" të qytetit të Fierit.

Të shumtë janë rolet e tij si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

Astrit si u lindi dëshira që të nisnit rrugën e artit kur sapo kishit mbaruar shkollën e mesme dhe punonit në ish uzinën mekanike Patos?

Astriti pohon faktin se që të arrish e të bëhesh dikush në jetë në çdo llojë profesioni nuk duhet vetëm shkolla por dhe punë shumë e madhe dhe e fortë.

Teksa bisedojmë gjatë me Astritin ai na tregon momente nga vitet e punës para viteve 1990 kur për diçka të vogël, shkulej partia dhe mund të përfundoje në burg për gjëra të vogla.

Për vështirësitë në skenën e teatrit pasi ai flet se duhet të përshtatesh “suprizave “ të skenës, si në rastin për ish kolegun Dhimitër Jano apo historinë e ish kolegut Fatos Sela i cili kishte ngrënë mish dhie dhe kur shkuan në Libohovë të Gjirokastrës në vendlindjen e heroit Avni Rustemi me shfaqën “Dy krisma në Paris”, shfaqja u ndërpre 3 herë se aktorit ndihej keq.

Astriti nuk i ndanë rolet kush më i miri e kush më i keqi pasi për çdo rol ka lodhjen e vet për ta bërë me sa më shumë karakter.

Astriti të flet për pedagogët e tij të artit që tashmë janë kolegë e miq sikundër tregonë për idhujt e tij të rinisë, figurat e njohura të skenës botërore.

Roli i parë i aktorit Astrit Hasani në kinematografi do të ishte ai i Tomës në filmin "Besa e kuqe" në vitin 1982 kur ishte akoma në vitet e shkollës së lartë.

Interpretim tjetër i tij do të jetë ai i Komandantit të Postës Kufitare në filmin "Gjurmë në dëborë” në vitin 1984 si dhe në filmat Ada, Rokullisja, Vit i veshtirë,  Snob, Gjurmë ne Deborë apo dhe disa drama te filmuara si Miljoneri, Dikush duhet te vdes, Zoti godet me puder, etj.

Në bisedë e sipër Astriti na tregonë se kur ishte emigrant në Itali e punonte në një kuzhinë një zonjë që kish shkuar me bashkëshortin ( Nobelistin Italian Dario Fo) kishte folur me përgjegjësen e kuzhinës e i kërkoi një djalë që e donte për të ndihmuar në punë Dario Fo, dhe ajo i kishte thënë, kemi një djal, aktor shqiptar, por më mire ta tregojë vet Astriti.

Astrit Hasani tashmë edhe pse në pension vijion punën e tij artistike duke luajtur në disa filma e teatër sikundër këto ditë që ndodhet në Elbasan për një projekt.

 Ai thotë se do donte që ta trashëgonte dikush nga fëmijët e tij rrugën e babait, por edhe pse jo aktore vajza e tij shkruan dhe ka botuar libra me poezi.

Duke e falenderuar per minutazhin qe na kushtoi i urojmë Astritit vite të bardha në pension

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco