Sopranoja e shquar Ermonela Jaho zgjidhet anëtare nderi e Asturiana 'Alfredo Kraus' Premiera e operas

Sopranoja e shquar Ermonela Jaho zgjidhet anëtare nderi e Asturiana 'Alfredo Kraus'

12:41, 29/01/2022
A+ Aa A-

Sopranoja e shquar Ermonela Jaho, antare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zgjodh anëtare nderi e Associazione Artistica Asturiana "Alfredo Kraus".

Pas suksesit të djeshëm në premerien e operas "Adriana Lecouvreur" në Spanjë, për të cilën gazetat më të mëdha shkruan me tituj buçitës si "Brillante Ermonela", "Ermonela Jaho una diva" etj, sot një tjetër vlerësim i merituar për të.

Në një ceremoni të veçantë me pjesëmarrjen e Saj, do të nderohet me dhënien e medaljes si anëtare nderi e "Associazione Artistica Asturiana Alfredo Kraus", shoqatë që mban emrin e tenorit të shquar Alfredo Kraus Trujillo.

Vetë jaho reagoi në Fb: "Jam shumë i emocionuar, që kam nderin, të marr këtë mirënjohje nga Asturian Lyrical Association Alfredo Kraus. Që nga momenti i parë që këndova në Oviedo, ndjeva një lidhje shumë të veçantë. Dhe unë jam vërtet mirënjohës ndaj jush, për dashurinë tuaj për artin dhe artistët.

Sot më shumë se kurrë, na duhet shpirti ynë të lidhet dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është muzika dhe arti, sepse ato na mësojnë të ndjejmë, të vlerësojmë gjërat e bukura dhe të jemi në harmoni me njëri-tjetrin.

Njerëzimi ushqehet dhe rritet me kulturë, dhe është trashëgimia më e mirë që mund t'ua lëmë gjeneratave të reja. Ashtu siç bënë artistët e mëdhenj Alfredo Kraus, la Callas ose la Caballé.

Ju falënderoj për këtë njohje, që do të thotë shumë për mua, sepse do të më japë akoma më shumë forcë për të përmirësuar dhe për të lënë Shpirtin tim, të shprehet lirshëm në skenë. Rroftë muzika dhe rroftë opera. Faleminderit, me gjithë zemër".

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco