Ismail Kadare feston 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston 86 vjetorin e lindjes

18:00, 28/01/2022
A+ Aa A-

Poliedriku i letrave shqipe Ismail Kadare feston 86 vjetorin e lindjes.

Studiuesit dhe njohësit e veprës së tij kujtuan dhe një herë vlerat estetike dhe stilistike të librave në zhanre të ndryshme, ndërsa në veprimtarinë e organizuar në Akademinë e Shkencave u promovua libri Ismail Kadare, një disidencë letrare. 

Mjeshtëri Ismail Kadare, që emancipoi ndjeshëm letërsinë shqipe dhe  e nxorri atë nga periferia duke i dhënë një frymë tjetër modernitetit feston 86 vjetorin e lindjes .

Vepra e Kadaresë prezantohet si një krijimtari sui generis, duke çelur shtigje të reja estike dhe stilistike, ndërsa është rrokur nga lexuesit në mbarë botën.

Njohës dhe studiues të librave të poliedrikut të letrave shqipe, janë bërë bashkë në aktivitetin e organizuar nga Akademia e Shkencave. 

Jean Paul Champseix, studiuesi francez e quan Ismail Kadarenë, një disidencë letrare në botimin e fundit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco