Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Filmi 'Zgjoi' pretendent për Çmimin Oscar

Filmi 'Zgjoi' pretendent për Çmimin Oscar

17:37, 28/01/2022
A+ Aa A-

Filmi artistik ‘Zgjoi’ është nga pretendentët për të fituar Çmimin Oscar.

“Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli është pjesën e listës së 15 filmave ndërkombëtar për të fituar këtë çmim të rëndësishëm. 

“ Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori që frymëzon këdo në botë, pasi tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra, të shohësh gra që janë të afta ta marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen” është shprehur aktorja Yllka Gashi.

 Filmi "Zgjoi" bazohet në rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave të tjera nga Krusha e Madhe, që kanë mbetur të veja pas luftës e që luftojnë kundër patriarkatit.

E ndërsa “Zgjoi”  është vlerësuar në festivale ndërkombëtare, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quan sukses të jashtëzakonshëm futjen në listën e ngushtë për nominim të filmit "Zgjoi".

Këtë vit shënohet edicioni i 94 i Çmimeve Oscar, ndërsa emrat e filmave të nominuar do të bëhen të ditur më dt 8 shkurt. 

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Oscar do të mbahet në 27 Mars.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco