Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Ndodhi në 1896: 'Maratonomaku' shqiptar Spiros fitoi Lojërat e para Olimpike në Athinë

Ndodhi në 1896: 'Maratonomaku' shqiptar Spiros fitoi Lojërat e para Olimpike në Athinë

07:12, 13/01/2022
A+ Aa A-

Më 12 janar të vitin 1873, lindi “maratonomaku” Spiros Louis, arbëror i Greqisë, i cili u shpall fitues në Lojërat e para Olimpike të kohës moderne, që u mbajtën në Athinë në 1896-n.

Sikurse shumë bashkëkombas të tij, Louis triumfoi duke siguruar medaljen e artë në disiplinën e Maratonës, teksa garonte jo nën flamurin e vendit të tij të origjinës, por të atij grek, njofton Drejtoria e përgjithshme e Arkivave/

Trajektorja e përshkuar në Maratonë përllogaritet të ketë qenë 42 kilometra e 125 metra dhe me një kohëzgjatje prej 2 orësh, 58 minutash e 50 sekondash.

Gjatë ceremonisë së marrjes së medaljes, Louis u paraqit i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, në përputhje me prejardhjen e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco