Robert Ndrenika feston 80 vjetorin e lindjes!

Robert Ndrenika feston 80 vjetorin e lindjes!

14:14, 10/01/2022
A+ Aa A-

Sot aktori i madh jo vetëm i kinematografisë shqiptare por edhe i teatrit, Robert Ndrenika feston 80 vjetorin e lindjes

 Talenti i aktorit tejet të dashur për të gjitha brezat spikati që në vitet e para të jetës së tij.

Mes interpretimesh të shumta, Ndrenika është vlerësuar për një sërë rolesh të rëndësishme gjatë karrierës së tij. 

Në vitin 1979, Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.

Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit të vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936” dhe një sërë vlerësimesh të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco