Më 9 janar 1976 ndërroi jetë Abaz Kupi

Më 9 janar 1976 ndërroi jetë Abaz Kupi

07:00, 10/01/2022
A+ Aa A-

Më 9 janar 1976 ndërroi jetë Abaz Kupi.

Abaz Kupi lindi në Krujë më 1892. Që më 1912 përkrahu Esat Pashë Toptanin, kurse më 1920 u rreshtua krah Mustafa Krujës kundër Ahmet Zogut.

Pavarësisht mospajtimeve mes tyre, pas ardhjes së Zogut në pushtet Kupi u bë komandant i Krujës, e më pas major në xhandarmërinë e Durrësit në vitet 1932-1939.

Më 7 prill 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Abaz Kupi, i njohur edhe si Bazi i Canës, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak, duke mbajtur qëndresë për 36 orë.

Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Stamboll.

Në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë.

Rikthehet në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-së.

U bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943.

Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor 1943, Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar dhe më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit që mësynte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri.

Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër.

Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja e tij dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë.

Ndërroi jetë në Nju Jork më 9 janar 1976.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nexhat Kita13/01/2022 20:48

Me përkulje! Mirënjohje dhe respekt për jetë!

Shto koment

Denonco