Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Regjimenti shqiptar 'Gjuajtësit e Orientit'

Regjimenti shqiptar 'Gjuajtësit e Orientit'

07:00, 05/01/2022
A+ Aa A-

Kjo është një gravurë e ushtarëve shqiptarë qe sherbenin ne trupat e Napoelonit ne Ishujt Joniane. Ata kishin krijuar nje regjiment qe pervecse pervojes shume te cmuar ushtarake qe afronte, mori nga administrata franceze dhe principet e Revolucionit, shkruan studiuesi Dorian Koçi.

Sipas Koçit, "interesant është përdorimi i fustanellës dhe kombinimi me veshjen ushtarake franceze. Përhapja e fustanellës , veshjes kombëtare të shqiptarëve ndërmjet popullsive të tjera fqinje të Ballkanit si grekët dhe turqit na vjen përmes dëshmisë së historianit anglez Xhorxh Finleit, i cili në një udhëtim të bërë në gjithë Perandorinë Otomane, Shqipëri, Maqedoni,Greqi etj vuri re se veshja e zakonet shqiptarëve vlerësoheshin në mënyrë të veçantë dhe imitoheshin.

Ai shprehet “.... madje dhe turqit, që gjithmonë kanë ndikuar shijet dhe zakonet ushtarake, u bënë imitues të shqiptarëve” duke folur për rolin e madh dhe rëndësinë që patën shprehet ; Një shenjë të vockël, por që bie në sy, të pozitës së lartë që fituan shqiptarët, na e tregon pranimi i përgjithshëm i veshjes së tyre. Atëherë u bë një gjë jo e pazakonshme, në Greqi e në Maqedoni, që të shihje fëmijët e osmanllinjve më krenarë të veshur me fustanella ose me fundin e bardhë të toskëve. “Madje dhe të rinjtë grekë me pozita guxuan që ta pranonin këtë veshje, veçanarisht kur bënin rrugëtime, meqë ajo u jepte mundësinë që të mbanin armë”."

Dorian Koçi bën të ditur se "regjimenti “Gjuajtësit e Orientit” ishte një regjiment i formuar kryesisht nga suliotët dhe nga shqiptarët e tjerë nga kontinenti që ofronin shërbimin tradicional të mercenarisë por edhe kishin braktisur vendet e tyre si rezultat i armiqësive që kishin pasur me pushtetin e centralizuar të Ali Pashë Tepelenës.

Prania shqiptare në ishujt Jonianë nuk do të mbetet vetëm në rolin ushtarak por do të ketë edhe një rol në fillesat e zgjimit kombëtar. Në këtë kohë në Korfuz vërehet një lëvizje arsimore dhe kulturore ndër refugjatët shqiptarë të atjeshëm.

Një prirje e veçantë për kultivimin edhe të gramatologjisë shqipe u vu re në fillimet e shekullit të XIX edhe në arbëreshët(arvanitasit) e ishujve jonikë që sipas studiuesve , u frymëzuan nga jehona e Revolucionit Frëng dhe impaktit të tij në fushën etnokulturore. Kështu u shkruan fjalorë dhe disa punime të thjeshta filologjike, prej të cilave mund të përmendim ato të Kundoriotit, A.Vretos,G.Rucadhit dhe mbi të gjitha fjalorin e mirënjohur Greqisht-Shqip të Marko Boçarit.

Fjalori përbëhet nga 111 faqe, 1 494 fjalë shqipe dhe 1 701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në Bibliotekën Kombëtare të Parisit dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pouqueville. Duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, Pouqueville hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në Paris."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco