VIDEO-SYRI TV/ Kinoteatrit të Sarandës i vihet dryni, Bashkia: S’kemi fonde të investojmë

VIDEO-SYRI TV/ Kinoteatrit të Sarandës i vihet dryni, Bashkia: S’kemi fonde të investojmë

13:49, 29/12/2021
A+ Aa A-

Kinoteatrit të Sarandës i është vendosur dryni për shkaka të amortizimit. Bashkia e Sarandës nuk merr përsipër restaurimin e saj. Ndërkohë aktor dhe regjisor kujtojnë kohët e arta të kinoteatrit.

Nga SYRI TV

Kinoteatri në Sarandë i ndodhur në qendër të qytetit prej vitesh i ka mbetur vetëm emri për shkak të amortizimit. I ndërtuar në vitin 1976, godina ka qenë qendra e artit, me shfaqje të panumërta artistike të aktorëve, apo të trupave të shumtë të vendit e në shumë raste edhe të huaja.

Godina e kinoteatrit sot është e amortizuar. Madje duhet thënë që prej dy vitesh qëndron e mbyllur për shkak të rrezikshmërisë që ajo paraqet, na thotë mes të tjerave regjisori njëherësh edhe aktori Vangjel Agora.

‘Është dëshpëruese që një nga objektet kryesore të qytetit, që është njëherësh edhe si pikë referimi në qytet, të jetë në këtë gjendje’, na tha regjisori dhe aktori Karafil Shena.

‘Vetëm shteti, ministria e kulturës ka fonde ta restaurojë kinoteatrin, - u shpreh Karafili, pasi pavarësisht nga dëshira e mirë e kryebashkiakut Gurma, bashkia nuk mund ta përballojë dot nga ana financiare’.

Ndërkohë sipas kryebashkiakut Adrian Gurma, është paraqitur një projekt dhe pritet miratimi i projektit të rikonstruksionit të kinoteatrit, por përveç projekteve asgjë konkrete nuk ka nisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco