Ekspozita ‘Folie Baroque’ e Arben Golemit, piktori që realizon veprat me materiale ndërtimi

Ekspozita ‘Folie Baroque’ e Arben Golemit, piktori që realizon veprat me materiale ndërtimi

20:50, 08/12/2021
A+ Aa A-

Ekspozita “Folie Baroque” e artistit Arben Golemit frymëzuar nga arkitektura baroke e Versajës krijon një tjetër botë për piktorin

NGA SYRI TV

Kuratori Ermir Hoxha objektet-subjektet e pikturës së tij i cilëson si skulptura, që u rrinë mirë tablove.

Stili barok në pikturë karakterizohet nga dinamizmi i kompozimeve, "rrafshësia" dhe shkëlqimi i formave, komplote aristokratike dhe të pazakonta.

Karakteristikat më të evidentueshme të barokut janë ndezja dhe dinamizmi i mrekullueshëm, të cilat frymojnë në ekspozitën  “Folie Baroque” të arkitektit dhe artistit Arben Golemi.

Materialet e ndërtimit e ndihmuan piktorin për të krijuar një botë të përkryer, që përmes ngjyrave të arta të kujton Versajën.

Për kuratorin Ermir Hoxha kjo është faza kulmore e eksperimentit të piktorit, ndërsa objektet-subjektet e pikturës së tij i cilëson si skulptura, që u rrinë mirë tablove.

Punimet e Arben Golemit spërkaten me një salcë të veçantë poetike, ku ngjyrat thonë shumëçka për abstraksionin dhe ekspresionizmin.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve të Bukura, deri më datë 16 dhjetor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco