Lajmi i fundit

Afera e inceneratorëve/ Klodian Zoto dhe Stela Gugallja shpallen në kërkim ndërkombëtar

Sot, festa kombëtare e Forcave të Armatosura, në nder të ministrit të parë Mehmet pashë Dërralla Mehmet pashë Dërralla ka hyrë në histori si Ministri i parë i Luftës së shtetit shqiptar.

Sot, festa kombëtare e Forcave të Armatosura, në nder të ministrit të parë Mehmet pashë Dërralla

10:10, 04/12/2021
A+ Aa A-

Sot është festa kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota.

Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin krijoi lidhje të ngushta me patriotët e shquar si Barjam Curri, Idriz Seferi dhe Haxhi Zeka, duke u organizuar ushtrinë kombëtare shqiptare.

Ndonëse ishte në moshën 69-vjeçare, Mehmet pashë Dërralla nisi detyrën e vështirë të organizimit të ushtrisë shqiptare.

Me përvojën 40-vjeçare në drejtimin dhe komandimin e ushtrisë, ai organizoi Komandën e Përgjithshme dhe Shtabin Madhor me strukturat përkatëse.

Në sajë të aftësive të tij akademike kontribuoi në hartimin e “Rregullores për organizimin e përkohshëm të Ministrisë së Luftës”, në hartimin e “Rregullores së përkohshme mbi formimin e strukturës së Milicisë Shqiptare” dhe mori masat e duhura për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Pothuajse të gjithë ushtarakët e asaj kohe vinin nga shkolla ushtarake dhe nga radhët e ushtrisë turke.

Mehmet pashë Dërralla ka hyrë në histori si Ministri i parë i Luftës së shtetit shqiptar. Për nder të tij 4 dhjetori është caktuar Festa e Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco