Shuhet aktorja e njohur shqiptare

Shuhet aktorja e njohur shqiptare

18:32, 03/12/2021
A+ Aa A-

Arti shqiptar është në zi.

Aktorja e njohur Edi Luarasi është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 81-vjeçare. 

Lajmin e ka dhënë Profesor Përparim Kabo përmes një postimi në Facebook. 

"Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi...pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj...Artistja sfidante e "Njollave te Murme"...ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me "Kthimin e Damës Plakë"...Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor...Edi e dashur...ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe...Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë...Lamtumirë fisnike... Panetoni të pret Mihali të pret....", shkruan Kabo.  

Edi Luarasi ishte e veja e regjisorit të njohur, Mihal Luarasi i cili është ndarë nga jeta disa vite më parë. 

Image

Kush ishte 'artistja e merituar' Edi Luarasi
Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Ajo është një aktore e njohur shqiptare.

Që në moshë të re ka debutuar në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike.

Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar role edhe në filmin artistik shqiptar. Është “Artiste e merituar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco