Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mayumi - Historia e agjentes koreanoveriore, që hodhi në erë avionin me 104 pasagjerë

Mayumi - Historia e agjentes koreanoveriore, që hodhi në erë avionin me 104 pasagjerë

09:15, 26/11/2021
A+ Aa A-

Afër mesnatës së 28 nëntorit 1987, një grua e re dhe një burrë i moshuar hipin në një avion në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit. Fluturimi 858 i Koresë së Jugut ishte destinuar për në Seul me ndalesa në Abu Dhabi dhe Bangkok. 

Shumica e 104 pasagjerëve punëtorë ndërtimi dhe nafte të Koresë së Jugut kthehen në shtëpi pas vitesh pune në projekte në Irak. Sipas pasaportës zonja është japonezja Mayumi Hachiya, ndërsa shoqëruesi i saj është babai i saj Shinichi Hachiya. Ata po kthehen pas një turneu disa javësh në Moskë, Budapest, Vjenë dhe Beograd.

Fluturimi 858 shkonte drejt Koresë së Jugut në prag të një transformimi dramatik. Në vetëm dy javë e gjysmë, Republika e Koresë do të mbante zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme pas dekadash të sundimit autoritar në të cilin ishin arrestuar e vrarë qindra aktivistë politikë. Dhe në tre muaj, Seuli do të preste Lojërat Olimpike të vitit 1988, një ngjarje e rëndësishme për një shtet që vetëm njëzet e pesë vjet më heret numërohej ndër më të varfërit në Azi. Pas dekadash bojkotimi gjatë Luftës së Ftohtë, Olimpiada më në fund premtonte të ribashkonte shumicën e ekipeve lindore dhe perëndimore.

Por më 29 Nëntor 1987, avioni Korean Airline KAL 858 shpërtheu ne fluturim duke vrarë të gjithe 115 vetë që ndodheshin në areoplan.

Dy ditë më vonë, Shinichi Hachiya dhe Mayumi Hachiya qe mbanin pasaporta japoneze, dhe hiqeshin se ishin babë dhe bijë ishin te dyshuarit e pare. Ata ate dite kishin marrë avionin KAL 858 dhe kishin zbritur në ndalesën e parë në Abu Dhabi. Pa vonuar Ambasada Japoneze në Abu Dhabi zbuloi se ata kishin pasaportat të rreme. Oficerët e policisë arritën t'i gjurmonin dhe t’i ndalonin në Aeroportin Ndërkombëtar të Bahreinit, pak para se te niseshin për në Romë.

Disa orë pas marrjes në pyetje, dy të dyshuarit tentuan vetëvrasjen me anë të kapsulave helmuese të fshehura në cigare. Burri vdiq në spital, ndersa gruaja kishte bërë sikur e kishte gëlltitur, por e kishte hedhur kapsulën helmuese. Ajo menjëherë u mor në pyetje nga oficerët nga Japonia dhe Bahreini.

Duke u nisur nga fakti se aeroplan dhe pothuajse të gjitha viktimat në bord ishin të Koresë së Jugut, e dyshuara për KAL 858, 1987, u ekstradua në Korenë e Jugut. Gjatë marrje në pyetje Mayumi edhe pse tregoi aftësi te jashtzakonshme te nje spiuneje të miretrajnuar, ditën e shtatë pasi mbërriti në Korenë e Jugut, u mund plotësisht. Ajo e pranoj bombardimin e KAL 858.

Për gjashtë vjet ajo kishte jetuar me një emër të ri dhe ishte mësuar në artet marciale dhe armë të lehta. Ajo fliste rrjedhshëm japonisht, anglisht dhe gjuhen kineze. Kim gjithashtu ishte trajnuar në aspekte të jetës perëndimore të panjohura për shumicën e koreano-veriorëve, si supermarketet, kartat e kreditit dhe udhëtimet ndërkombëtare, dhe kishte bere një vit udhëtime në Evropë për t'u ambientuar me menyrën e jetesës perëndimore.

Emri i saj i vërtetë ishte Kim Hyon-hui. Ishte lindur në Phenian, Korenë e Veriut dhe ishte rritur në një familje diplomatësh. Në moshën 18 vjeçare kishte filluar trajnimin për spiunazh dhe që atëherë kishte jetuar në Japoni, Kubë, Kinë dhe Makao.

Kur mori urdhrin per te vene bomben, ajo jetonte për më shumë se një vit në Makao duke studiuar gjuhët Mandarin dhe Kantoneze. Kim Hyon Hui dhe bashkëpunëtorja e saj Kim Seung-il - një spiun veteran me shumë përvojë - morën pasaportat e tyre të falsifikuara në Budapest dhe më pas në Vjenë inteligjenca koreanoveriore i pajisi me nje radio të madhe tranzistor Panasonic dhe një shishe pije alkoolike. Brenda radios ishin fshehur 350 gram eksploziv C4, ndërsa 700 mililitra PLX ishin ne shishen e alkolit.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Sadamit, Bagdad ata hipën në KAL 858, ku 20 minuta para se të hipte, burri e kishte kurdisur kohen e shperthimit pas 9 orësh. Agjentët nuk ishte planifikuar te vetvriteshin dhe zbriten gjatë qëndrimit në Abu Dhabi. Fluturimi 858 do nisej për pjesën tjetër të udhëtimit, për në Bangkok.

Qeveria e Koresë së Jugut ishte në qender te vëmendjes ndërkombëtare që nga shpërthimi i KAL 858. Ajo duhej të siguronte vendet e tjera se ishte një vend i sigurt për të pritur Lojërat Olimpike Verore te 1988.

Më 15 janar 1988, qeveria nxorri ne një konferencë shtypi Kim Hyon-hui, e cila, shpjegoi detajet e komplotit. Ai ishte ideuar dhe udhëzuar nga Kim Jong-il, udhëheqësi i atëhershëm i Koresë së Veriut. Qëllimi ishte të trembnin vendet e tjera nga ardhja në Lojërat Olimpike të Seulit 1988. Ajo tronditi botën.

Ne mars 1990, gjyqi e denoi Hyon-hui me vdekje. Por Presidenti i atëhershëm i Koresë së Jugut, Roh Tae-woo, beri publike faljen e Hyon-hui. Ajo u lirua në 1992, dhe jeton në fshehtësi dhe nën mbrojtjen e policisë.

Zyrtarët e Koresë së Jugut mendonin se ajo ishte indokrinuar nga qeveria e Koresë së Veriut. Vete Presidenti Roh Taw-woo besonte se Hyon-hui ishte gjithashtu viktimë e strategjisë. Në kontrast të thellë me urrejtjen e furishme në Korenë e Veriut ndaj Koresë së Jugut, populli i Koresë së Jugut kane një simpati të çuditshme ndaj qytetarëve nga Koreja e Veriut. Shumë njerëz të Koresë së Jugut u mahnitën nga fytyra e bukur dhe e pafajshme e Hyon-hui. Ata dolën në rrugë ne mbeshtetje te saj, gazetat bënë peticione për lirimin e saj. Dukej se i gjithë kombi ishte magjepsur nga karizma e Hyun-hui. Sa herë shfaqej në media, ajo etiketohej si "e re, e bukur, misterioze".

Historia e saj u be film “Mayumi: Virgin Terrorist” i cili per pak fitoi cmimin e Filmit më të Mirë në Gjuhë të Huaj në 63rd Academy Awards. Në vitin 1993, ajo botoi një libër, Tears of My Soul (Lotët e Shpirtit Tim), i cili ishte bestseller në Korenë e Jugut. Ajo u martua në 1997 me njërin nga hetuesit e saj dhe kane dy fëmijë./ Marrë nga Sokol Neçaj,
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco