Rrëfimi i Hueyda El Saied: Zv/ministri i Brendshëm më ndau nga babai, e pashë pas 16-vjetësh

Rrëfimi i Hueyda El Saied: Zv/ministri i Brendshëm më ndau nga babai, e pashë pas 16-vjetësh

13:49, 23/11/2021
A+ Aa A-

Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Luksemburg, ku jetonte prej vitesh.

E njohur pĂ«r publikun shqiptar qĂ« nĂ« fillim tĂ« viteve ’90, El Saied ka folur disa herĂ« pĂ«r jetĂ«n e saj dhe tĂ« familjes.

Në fillim të shkurtit 2017, Hueyda ka treguar për teleshikuesit shqiptarë se si Feçor Shehu, si zv/ministër i Brendshëm që ishte e ndau atë dhe mamanë e saj nga babai.

‘QĂ« ta sqarojmĂ« popullin shqiptar njĂ«herĂ« e mirĂ«. UnĂ« jam treçerek nga Sudani, por kam lindur kĂ«tu. StĂ«rgjyshi im ishte nga Sudani dhe ka qenĂ« peshkatar. Ka ardhur nĂ« DurrĂ«s dhe ka njohur njĂ« grua tĂ« re qĂ« ishte nga Turqia.

StĂ«rgjyshja erdhi nga Turqia nĂ« ShqipĂ«ri, pasi i kishte vdekur bashkĂ«shorti dhe pĂ«r tĂ« mos u ndarĂ« nga djali, tĂ« cilin donte t’ia merrte familja e burrit, vendos tĂ« vijĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. KĂ«tu njeh tĂ« riun sudanez, pra stĂ«rgjyshin tim, dhe bĂ«jnĂ« 14 fĂ«mijĂ« dhe njĂ« qĂ« e kishte stĂ«rgjyshja, 15 fĂ«mijĂ«.

Dhe midis këtyre fëmijëve është dhe gjyshja ime, e cila që në moshë 15-vjeçare futet në Filarmoninë e Shtetit. Gjyshja ke qenë këngëtare, sot është 82 vjeçe. Gjatë kohës që këndonte, e shikon një djalë shkodran që është gjyshi im dhe bie në dashuri.

Gjyshi Ă«shtĂ« nga ÇokĂ«t e ShkodrĂ«s dhe unĂ« prandaj ia kam vĂ«nĂ« dhe emrin e dytë  djalit Hysen, si dhe emrin e gjyshit tĂ« burrit. Pra, djali ka tre emra, Gabriel, Hysen dhe Frederik dhe mbiemri Tamizie.

Gjyshi u martua me gjyshen dhe bĂ«jnĂ« dy vajza, mamin tim dhe tezja. Dhe historia pĂ«rsĂ«ritet nĂ« vitet’ 70 me mamin tim, e cila njihet me njĂ« student qĂ« vinte nga Sudani nga Partia Komuniste. Babai vinte pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« fakultetin e GjeologjisĂ« nĂ« TiranĂ«.

Meqenëse gjyshërit e mi jetonin në Qytet Studenti dhe aty dashurohet me mamin dhe martohet dhe linda unë. Babai im, pasi mbaroi studimet, nis punën dhe kur unë isha tre vjeç, vendosin në largohen dhe të shkojmë në Tripoli për të punuar, pasi kishte shumë puse nafte. Por për të ikur, na duhej të nxirrnin pasaportën dhe duhej shumë kohë dhe procedura të gjata.

Zv/ministri  i Punëve të Brendshme shikon pasaportën e mamit dhe time dhe 10 ditë para se të niseshim, një pasdite kur mami po kthehej nga puna, i ndalon para këmbëve një makinë dhe i thotë ju jeni Dianushka Elsajed, dhe i thotë të hënën në orën 12:00 duhet të vini në zyrën time.

Mami vjen në shtëpi dhe i tregon babait. Të hënën shkojnë bashkë në zyrë dhe ai i nxjerr si pretekst që unë dhe mami ishim shtetase shqiptare, ndërsa babai duhet të kthehej dhe pas 6 muajsh që të verifikonin që babai kishte një situatë stabël për të mbajtur familjen do na dërgonin neve jashtë ose do vinte babai. Në fillim babai refuzoi, por më pas largohet dhe na lë vetëm me 26 lekë të vjetra.

Aty fillon tragjedia. Babai vjen pas 6 muajve dhe nuk e lënë të zbresë nga avioni. Zv/ministri, Feçor Shehu, e ftonte mamin shpesh në zyrë dhe e ngacmonte. Deri sa arriti në atë pikë, ku i tha, sa të jem unë zv/ministër, ti dhe vajza jote nuk do dilni nga Shqipëria.

Unë e kam parë babain pas 16-vjetësh, që në moshë 3-vjeçare që e pashë për herë të fundit. Babai ka pritur një muaj në Sofje me idenë se ne do shkonim, pasi kështu na gënjente zv/ministri, por ne nuk shkuam kurrë.

UnĂ« kam qenĂ« nĂ« vitin e katĂ«rt kur ka ardhur babai im nĂ« shkollĂ«. E shikoj kur vjen dhe nuk dija si t’i flisja. Ai kthehet dhe me thotĂ« Hueyda, jam babai. Ka qenĂ« njĂ« nga takimet mĂ« emocionuese, pasi unĂ« i njihja vetĂ«m zĂ«rin atij', rrĂ«fente nĂ« vitin 2017 Hueyda pĂ«r Ermal Mamaqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco