Së fundmi punonte në bankë/ Historia e jetës së Hueyda El Saied

Së fundmi punonte në bankë/ Historia e jetës së Hueyda El Saied

09:50, 23/11/2021
A+ Aa A-

Artistja shqiptare Hueyda El Saied është shuar në moshën 46-vjeçare. Lajmin e konfirmoi në një postim në rrjetet sociale Bledi Strakosha. “Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”

E lindur në Shqipëri dhe me origjinë nga Sudani, El Saied jetonte prej vitesh tashmë në Luksemburg me bashkëshortin Tiery dhe djalin e vogël, Gabriel. Hueyda El Saied ishte një figurë tejet e njohur për publikun shqiptar. Ajo ishte një artiste multidimensionale: Prezantuese, balerinë, këngëtare, piktore e madje edhe shkrimtare.

El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën.

Gabriel është djali i parë i Hyedës, i cili lindi më 11 Janar 2015 nga lidhja e saj me francezin Michael Tamisier me të cilin u nda në vitin 2017. Me të Hueyda ishte rreth 5 vite që e njihte dhe 3 vite që bashkëjetonte. Ndarja e tyre u komentua gjatë ne media pasi ishte vetë Hueyda që deklaroi se ai e kishte tradhtuar.

Fill pas ndarjes së saj me partnerin francez, Hueyda u takua me Tiery Grosjean, mik i saj prej disa kohësh në Luksemburg ku ajo i tregonte atij dhimbjen që i kishte shkaktuar lidhja me ish-partnerin e saj, Michael. Në atë kohë Tiery i deklaroi asaj dashurinë që ai kishte prej 5 vitesh për të dhe ky do të ishte një moment shumë i rëndësishëm në jetën e Hueydës.

Ajo u dashurua me Tiery dhe ndërtuan së bashku një jetë të re në Luksemburg. Hueyda punonte në një bankë në Luksemburg.

Por pse personazhi i saj ishte aq i pëlqyer dhe çfarë e bënte Hueydën kaq të veçantë në sytë e publikut?

Ajo ishte e multitalentuar dhe me një buzëqeshje që nuk e hiqte kurrë nga portreti i saj vital. Plot energji pozitive ajo rrëfente gjithë emocion historinë speciale të jetës së saj në të gjitha studiot televizive ku ishte e ftuar. Ajo që e bënte padyshim këdo ta dëgjonte me ëndje teksa fliste, ishte mënyra si i përshkronte ngjarjet. Ajo rrëfente plot krenari faktin se kishte origjinë treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare.

E ftuar në një emision televiziv ca kohë më parë ajo rrëfeu dhe ca anë të errëta të historisë së familjes dhe si ishin vendosur në Shqipëri.

“Që t’iua them një herë e përgjithmonë meqë nuk e dini, stërgjyshi im ka qenë peshkatar dhe ka ardhur nga Sudani në Durrës, ku njohu një grua të re që vinte nga Turqia”.

Më tej, tregoi me lot në sy një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3-vjeçare për 16 vjet. Sipas saj, në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lir05/12/2021 08:00

Fare e qelbur komunistash pervec se Nuk kishin asnje vlere njerezore , keta shtaze dy thundrake donin te fitonin cdo gje me dhune . Dikush ne boten tjeter duhet te kete pasur pune me keta zvaranike qe kane demtuar jeten e njerzve te lire.Do jene duke u djegur ne flaket e pa shuara te ferit.

M. Kellezi23/11/2021 10:25

I prehte shpiri ne paqe.

Shto koment

Denonco