VIDEO/ Ndahen çmimet e Panairit të Librit, 114 libra janë paraqitur në shtëpitë botuese

VIDEO/ Ndahen çmimet e Panairit të Librit, 114 libra janë paraqitur në shtëpitë botuese

18:08, 20/11/2021
A+ Aa A-

Juria e “Panairit të Librit” ka vlerësuar me 3 çmime të rëndësishme autorin më të mirë, që për këtë edicion të 24 të panairit u zgjodh Virgjil Muçi, Flavia Kaban për përkthimin dhe Uran Butkën për studimin më të mirë. Kryetarja e jurisë, Anila Mullahi vlerësoi prurjet, ndërsa  ambasada franceze dha çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja që e fitoi Mirela Kumbaro.

Ditën e tretë të "Panairit të Librit" juria e ngritur në kuadër të këtij organizimi ka dhënë tre çmime të rëndësishme. Anila Mullahi, kryetare e jurisë tha se në panair janë paraqitur 114 libra, ndërsa ka vlerësuar prurjet e këtij viti.

Si “Autori më i mirë” u zgjodh Virgjil Muçi për tregimet fantastike “Fajin ma ka gjuha”.

Me Çmimin e përkthimit u vlerësua Flavia Kaba me librin “Labirinti i shpirtit” i

“Studimi më i mirë” shkoi për Uran Butken me vëllimin e gjashtë të Mithat Frasherit

Edhe këtë vit ambasada franceze dha çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja, me të cilin u vlerësua Mirela Kumbaro për përkthimin e “Ngadalësisë” nga Milan Kundera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco