Artisti shqiptar ndërron jetë në moshën 37 vjeçare

Artisti shqiptar ndërron jetë në moshën 37 vjeçare

14:42, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 37 vjeçare, aktori shqiptar Hajrullah Ramizi.

Teatri shqiptar në Shkup, ku edhe ishte i angazhuar ka dhënë lajmin për vdekjen e tij.

 

“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi”, shkruhet në njoftimin e teatrit.

“Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

 

Hajrullahu përveç teatrit, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit, ku ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj”, shkruhet në njoftimin për vdekjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco