Sot 17 nëntori, 77-vjetori i Çlirimit të Tiranës

Sot 17 nëntori, 77-vjetori i Çlirimit të Tiranës

08:32, 17/11/2021
A+ Aa A-

Sot është 17 nëntori, 77-vjetori i çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë. Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korpomatës së I Sulmuese.

Shtabi i korpomatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme. Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës.

Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij.

Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco