'Ç 'ka kisha bë pa ty': Koncert i shumëpritur nga Mihrije Braha dhe Naim Abazi, në një shpërthim të ri dashurie

'Ç 'ka kisha bë pa ty': Koncert i shumëpritur nga Mihrije Braha dhe Naim Abazi, në një shpërthim të ri dashurie

14:37, 16/11/2021
A+ Aa A-

Dje, më 15 nëntor, këngëtarja e shquar Mihrije Braha ka festuar ditëlindjen dhe mëngjesin, e parë pas festës, ka pranuar të japë një intervistë në “Kafe Shqeto” së bashku me të shoqin e saj, Naim Abazin, që nga Prishtina.

Moderatori Flavio Qarri i prezantoi të dy si “çifti rozë, që nuk ka dalë nga programet me dashuriçka, me erotiçka dhe me përputhshmëriçka”.

Mihrija tha se dëshira më e madhe që ka shprehur është që pandemia të largohet dhe të rikthehet jeta si dikur për të gjithë njerëzit. Madje, së bashku me Naimin, kanë punuar për të përgatitur një koncert për fundin e vitit.

“Do të jetë një koncert shumë i vecantë në fund të vitit, i Mihries, i përgatitur enkas, me dëshirën për të prezantuar diçka më të veçantë , më  ndryshe, me një koncert të regjistruar live e besoj se do të jetë bukur. Do të jetë brenda dëshirave që të çrrënjoset kjo pandemi, e cila e ka goditur vërtet rëndë njerëzimin në mbarë globin.

Flavio: Në Shqipëri sikur e kemi humbur traditën e koncerteve të fundvitit, po në Kosovë?

Mihrije Braha: Unë kam disa vite që e përmbyll vitin me një “show”, program timin që po e quaj koncert televiziv dhe e kam bërë si një lloj përmbledhjeje të vitit me këngët të mia, me përzgjedhjen e e tyre. E kam menduar gjithmonë si një gur në mur në atë piramidën e karrierës sime, por prej pandemisë nuk e kam realizuar këto dy vitet e e fundit. Këtë vit vendosëm ta bëjmë krejt ndryshe dhe me orkester live. Me gjithçka live.

Flavio: Rikthim në traditë.

Mihrije: Po, ideja ishte puna e koncertit, me e ringjall me e rikthye. Ndryshimi prej shumë programeve të mia është që të sjell disa këngë të bukura ose dhe një këngë të bukur të Nexhmije Pagarushës, duke i ringjallur ato këngë margaritarë që ajo ka lënë në thesarin tonë artistik gjithëkombëtar.

Flavio: Sa ka ndikuar muzika moderne kosovare dhe tek shijet e një publiku, që ndoshta është në adoleshencë, por ka nevojë të dëgjojë këngë që i takojnë tabanit folklorik dhe muzikës së lehtë kosovare? A është një pritje e tillë?

Naim Abazi: Brenda kësaj qëndron edhe ideja që të shpalosim atë korpusin e gjerë e të bukur popullor dhe folkrorik dhe për gjeneratat e reja është një mundësi më shumë të dëgjojnë e t’i perceptojnë edhe brenda atij substrati, atij shtrati, të kenë mundësi për të krijuar muzikën e re moderne e cila do të identifikohet përfundimisht vetëm ashtu, sepse do të dalë muzika moderne në tabanin a easaj popullore dhe folklorike e do të jetë shumë më identifikuese se çfarëdolloj imitimi tjetër.

Flavio: Ju keni folur për marrëdhënien tuaj edhe kur shqiptarëve iu vinte turp të dilnin edhe për dore, edhe pse kohët e fundit kemi arritur tek ajo faza kur nga turpi i madh, po arrihet në ekstremin e kundërt,  po bëhen ca gjëra live në sytë e kamerave.  Pyetja e parë, a ju pyesin miqtë si e mbani gjallë,?

Naim Abazi: Në realitet kjo është pyetja më e shpeshtë që na bëhët edhe në rrugë, lërë më në emisione apo në kontakte me miqtë.

Flavio: Për në rrugë po flas, njerëz që duan këshilla praktike nga një çift si ju.

Naim Abazi: Absolutisht. Edhe në momentet kur flasim në emisionet televizive e më pas na takojnë në rrugë, na thon ëëe kuptuam, e bukur kjo gjë….OK. Edhe ne mundohemi të flasim nga përvoja jonë. Përkushtimi ynë ka qënë i përhershëm që të jetë kështu siç është, po për fat të mirë, edhe gjërat rrethanore, se njeriu vepron nën ndikimin e faktorëve dhe të brendshëm edhe të jashtëm, e kështu që janë harmonuzra këto gjëra. Patjetër që na pyesin dhe në rrugë: “ Pas Zotin, a bën me na kallzu, qysh po e mbani veten?”

Flavio: Dhe kam përshtypjen se sekretet do t’i ndani tek kënga “Di”, një këngë që flet pikërisht për këtë raportin tuaj apo jo?

Mihrije Braha: Këngën për të cilën ju po flisni është “Ç’ka kisha ba pa ty?!”- titulli, një baladë e bukur dhe me tekst ku përshkruhet jeta jonë e bukur në çift. Sigurisht edhe në njërin prej spektakleve e quajtën dhe “himni i dashurisë”. Mua më pëlqeu shumë me thënë të drejtën dhe ndoshta do t’ia ndërrojmë edhe titullin.

Kënga është realizuar vite më parë po nuk është shoqëruar me videoklip, kështu që më duket se i ka ardhur koha për të pasur një qasje më të lehtë për fansat tanë dhe dashamirësit e asaj. Do të mundohemi ta bëjmë të thjeshtë dhe elegante.

Flavio: Në Shqipëri, raporti me djalin tuaj Platorin, nuk është shumë i njohur. Ai është pjesë e botës suaj apo ka një zanat krejt tjetër?

Naim Abazi: Platori ka zhvilluar një zanat krejt tjetër. Ka studiuar për ekonomi, menaxhim biznesi dhe ka përfunduar Master për këtë e i është rithyer punës së tij që është në harmoni me punën tonë, punës në studio muzikore!

Flavio: Qartë. U bë “monopol” kjo punë, hahahah.

Naim: Do të ishte më mirë të përdorej fjala “trashëgimi” dhe rrugëtimi i familjeve në të njëjtën linjë ka dëshmuar në Perëndim që ka bërë gjëra më të mëdha se sa shkëputja nga profesioni i njeri- tjetrit. Nuk është çudi që djali i dy doktorëve gjithmonë ka shkuar në drejtimin që të bëhet doktor dhe është më mirë, se kanë më shumë përvojë, më shumë dituri.

Flavio: Mihrije, na ke premtuar që do të jesh në Tiranë…

Mihrije: Ka data dhe risi, por për momentin nuk mund të flas shumë publikisht se ende nuk janë konfirmuar 100%, por mund të them se do të ketë edhe videoklip të një këngë që është gjithashtu shumë e bukur dhe tittullohet “Falje”. “Ti kërko falje”, edhe kjo do të jetë një baladë në stilin tim, siç e kam dëshirë unë për fansat tanë dhe një tekst i mrekullueshëm për t’ua hapur sytë njerëzve se nuk është turp të kërkosh falje. Bile mendoj se është madhështi e njeriut që në një moment të caktuar qoftë edhe për gjëra shumë të imta, të kërkojë falje. Pastaj falja është magjike dhe ndaj është këngë me mesazh./ ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni bashkëbisedimin e plotë me Mihrije Brahën dhe Naim Abazin në studion e Kafe Shqeto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco