Artisti i njohur Mane Lumani, në gjendje kritike për jetën

Artisti i njohur Mane Lumani, në gjendje kritike për jetën

11:27, 16/11/2021
A+ Aa A-

‘Familja e parodistit të mirënjohur, Mane Lumanit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve të Shqipërisë dhe në veçanti të Vlorës, të biznesmenëve, të aktorëve, të çdo personi me zemër të mirë.

Mania ka bërë shumë për Vlorën dhe qytetarët e saj.

Image

Tani është radha jonë ta ndihmojmë në vlera monetare. Nr  llogarisë i Mane Lumanit, në lekë shqiptare dhe euro. Faleminderit

Artisti ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore!

Image

Në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit!

I harruar dhe i patrajtuar nga ata që kanë për detyrë kujdesin dhe vlerësimin për Mjeshtrat e Mëdhenj, artistët që dalin nga gjiri i popullit!

 

Është një nga ata të Katërt, të cilët si rrallë gjëra në këtë jetë u simbolizuan me emrin e qytetit! Parodistët e Vlorës!

 

23 vjet më parë, pikërisht në nëntor të vitit 1998, qyteti u sensibilizua dhe u solidarizua me problemet e para shëndetësore të Metit të shtrenjtë, duke i mundësuar ndërhyrjen mjekësore në Itali.

Shërim të shpejtë dhe e kalofshi sa më lehtë o i madhi Mane Lumani!’ - nga Ergys Alushi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco