Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Kënga 'O vendi im' që u përmbyt nga lotët e Flaka Gorancit në Gjakovë

VIDEO/ Kënga 'O vendi im' që u përmbyt nga lotët e Flaka Gorancit në Gjakovë

14:04, 11/11/2021
A+ Aa A-

Mexosopranoja Flaka Goranci fluturoi nga Viena drejt Gjakovës për të kënduar në qytetin ku lindi vargjet e dashura“O vendi im”, pa parashikuar se do t’i lante me lot, rrugët e fëmijërisë dhe me shumë vështirësi do të mund të xhironte videoklipin.

“Është një projekt dedikuar vendit tim, një këngë ikonë, të cilën e kam kënduar dhe luajtur në piano qysh fëmijë. Sot, nga Viena, i këndoj vendit tim, atdheut dhe mëmëdheut tim”, shkroi ajo rrjetet sociale.

E ftuar në Kafe Shqeto, zëri i bukur i operës, Flaka Goranci, nuk i përmbajti përsëri dot lotët kur tregoi për shtëpinë e saj të vogëlisë në Gjakovë. Me zë të dridhur tha: “Unë vij nga qyteti i Gjakovës, jam lindur në Gjakovë. Kështu ka rrjedhur jeta. Jemi zhvendosur në Prishtinë, pastaj kam studiuar në Tiranë, më pas në Izrael dhe në fund jam vendosur në Vjenë. Mirëpo kësja here, si asnjëhërë tjetër, jam kthyer në Gjakovë për të realizuar një klip. Xhirimet e para kanë filluar në përmendoren e Çabratit, një vend ku ndodhet shtëpia im dhe një vend  ku unë për herë të parë kam kaluar përreth shtëpisë dhe … ajo nuk është më shtëpia ime…

Sepse prindërit kanë vendosur ta shesin, jemi larguar, kështu që për mua xhirimet e klipit nuk kanë qenë vetëm xhirime, por kanë qenë me të vërtetë me plot ndjenja. Për herë të parë, e them sot këtë kaq hapur, se ka qenë shumë e vështirë të filloj xhirimet e klipit, se gjithçka i përkiste temës “vendi im”.

Edhe unë sado që them se vij nga Gjakova, unë jam shqiptare, familaj ime jeton në Prishtinë, unë kam studiuar këtej e andej e jetoj në diasporë. Ky ka qënë një impakt shumë i madh që e përjtova atë ditë.”

“Kënga është në të vërtetë një bashkëpunim që ka ndodhur qysh në vitin 2015 në fakt, sepse kënga “Vendi im” ose ”Mallëngjimi” siç e ka titullin e vërtetë, është pjesë e albumit “Albanian Floëers”, një CD që u realizua po ashtu në Vjenë me muzikantë nga Filarmonia e Vjenës, me produksion në Austri. Niveli profesional ka qënë mjaft i lartë. Prandaj është edhe vlerësuar shumë nga kritika e huaj internacionale. Dëshira ime ishte që atëherë që ne të bënim një videoklip të njërës nga këngët. Qysh atëherë ishte menduar që kënga “Vendi im” do të ishte ndoshta kënga më emblemë që e kemi njohur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco