Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Sarah Jessica Parker nuk do t'ia dijë për ata që urrejnë femrat që plaken

Sarah Jessica Parker nuk do t'ia dijë për ata që urrejnë femrat që plaken

08:54, 09/11/2021
A+ Aa A-

Sarah Jessica Parker po përballet me kritikat për pamjen e saj ndërsa po plaket.

Parker thotë se ajo dhe koleget e saj yje të serialit "Sex and the City" kanë marrë disa komente negative për mënyrën sesi pamja e tyre fizike ka ndryshuar ndërsa mosha po u shkon. Kjo trupë është në prodhim të një seriali spinoff, "And Just Like That..."

"Ka kaq shumë muhabete me urrejtje ndaj grave" thotë Parker për Vogue. "'Flokë të thinjur, flokë të thinjur, flokë të thinjur. A ka ajo flokë të thinjur?”

Në korrik, Parker shfaqi flokët e saj natyrë të thinjur ndërsa ishte jashtë për drekë me miqtë. Ajo iu drejtua atyre që me tërbim u shprehën duke thënë: "Unë jam ulur me Andy Cohen, dhe ai ka një kokë plot me thinja dhe është kaq elegant. Pse për të qenka në rregull kjo? Unë nuk di çfarë t'ju them o njerëz! "

Parker shton se ky hetim kaq në hollësi është përkeqësuar për shkak të mediave sociale.

“Pothuajse duket sikur njerëzit nuk duan që ne të jemi në rregull me atë qe jemi, sikur ata na kënaqin duke u dhembur për atë që jemi ne sot, edhe nëse zgjedhim të plakemi natyrshëm dhe të mos dukemi perfekt, apo nëse bën diçka që të bën të ndihesh më mirë”, tha ajo.

"Unë e di se si dukem. Nuk kam zgjidhje tjetër," shtoi ajo. "Çfarë ë bëj për këtë? Të ndaloj plakjen? Të zhdukem?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco